Sport Shqiptar

Dardanët mposhten edhe nga Irlanda e Veriut

Alain Giresse në konferencë për media

Tjetër ndeshje, tjetër dëshpërim.

Përfaqësuesja e Kosovës është mposhtur 2-1 nga Irlanda e Veriut.

Ani pse Dardanët patën më shumë nga loja – dhe dominuan në të dyja pjesët – nuk arritën dot të triumfonin.

Ishte – Vedat Muriqi që e tundi rrjetën në minutën e 58-të – pas një goditje të bukur me të djathtën.

Momente nga takimi

Kosova pati mundësinë për ta dysfishuar epërsinë – kur po zhvillohej minuta e 81-të, por e lëshuan një mundësi të artë.

Në anën tjetër kundërshtarët e gjetën golin – me anë të një kundërsulmi – vetëm një minutë më pas – me anë të Gavin Whyte.

U mendua se ndeshja do të përfundonte me barazim – ama Josh Magennis kishte plane të tjera.

Ai realizoi për 2-1 në minutat shtesë të takimit dhe i dhuroi fitoren kombëtares së tij.

Momente nga takimi – Credits: Arlind Sadiku

Pas kësaj ndeshje – Kosova mbetet në kuotën e gjashtë pikëve – në pozitën e dytë – në tabelë.

Teksa, Irlanda e Veriut me një pikë më pak – ngritet në vendin e tretë./Shqip.com