Sport Shqiptar

“Dardanët” motivojnë Kosovën: Asgjë s’ka mbaruar

Përfaqësuesja e Kosovës sonte e luan edhe ndeshjen e radhës në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian 2024.

“Dardanët” do të përballen me Bjellorusinë në stadiumin “Szusza Ferenc Stadion” në Budapest me fillim nga ora 20:45.

Tifogrupi i Përfaqësueses së Kosovës, “Dardanët” nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare kanë motivuar ekipin. “Dardanët” kanë shkruar se asgjë nuk ka mbaruar sa i përket gjasave për kualifikim në Evropian.

“Shpresa vdes e fundit. Asgjë s’ka mbaruar. Matematikisht jemi në lojë, dhe të konsiderueshme. Andaj, arsye s’ka. Angazhim po. Hajde Kosovë!”, thuhet në postimin e “Dardanëve”.

/Shqip.com