“Dardanët” kërkojnë triumfin në ishull

Kombëtarja e Kosovës do të zhvillojë ndeshjen e parafundit në kuadër të këtij cikli të Ligës së Kombeve.
Pengesa e radhës e “Dardanëve” do të jetë Irlanda e Veriut.

Gjasat e Kosovës për të marrin vendin e parë në grup janë minimale – pasi Greqia ka gjashtë pikë më shumë me vetëm dy ndeshje të mbetura.
Prandaj qëllimi i Kosovës do të jetë vendi i dytë – një gjë të tillë e ka konfirmuar edhe trajneri Alain Giresse në konferencën për media para ndeshjes.
Kosova në këtë ndeshje do të jetë pa kapitenin, Amir Rrahmani, cili nuk ka arritur të rikuperohet nga lëndimi që morri me Napolin.
Ndërkohë, Irlanda e Veriut do të kërkojë që ta mbyll me nderë këtë kampanjë dhe kundër Kosovës të marr fitoren e parë.
Përballja e parë ndërmjet dy kombëtarëve që u zhvillua në “Fadil Vokrri”, përfundoi me rezultat 3:2.

Sot, kjo ndeshje zhvillohet me fillim nga ora 18:00./Shqip.com