Sport Shqiptar

Dardanët i mësojnë kundërshtarët për kualifikim në Kampionatin Evropian

Përfaqësuesja e Kosovës U-19

Sigurimi i një bilete për në Maltë është qëllimi i tyre.

Përfaqësuesja e Kosovës U-19 ka mësuar kundërshtarët me të cilët do përballen në kualfikimet për Kampionatin Evropian “Malta 2023”.

Dardanët do përballen me Maltën, Ukraniën dhe Suedinë.

Për tu kualfikuar tutje, Kosova duhet të jetë lider ose në vendin e dytë të grupit.

Kosova-Norvegjia, foto nga e kaluara

Ndërsa edhe një skuadër e cila gjendet në vendin e tretë, por ka pikë më shumë kombëtaret tjera – në 13-të grupe do të kualfikohet tutje.

Pas një koordimimi ndërmjet federatave është vendosur që të gjitha këto takime të zhvillohen në Suedi.

Pjesëmarrja në Evropian do ishte një sukses i jashtëzakonshëm për Kosovën dhe një mesazh që Përfaqësuesen A – e presin ditë të mira. /Shqip.com