Dardanët e zhvilluan stërvitjen e fundit para përballjes me Danimarkën
Përfaqesuesja e Kosovës në basketboll ka zhvilluar stërvitjen e fundit parë ndeshjes ndaj Damikarkës.
Në këtë takim që zhvillohet të dielen, në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë, me fillim nga ora 19:00, Dardanët do hyjnë vetëm për fitore.
Në ndeshjen e parë të parakualifikimeve të “Fiba Eurobasket 2025” , Kosova pësoi humbje nga Norvegjia, me rezultat 86 – 77.
Basketbollistët do jenë po të njëjtit që luajtën ndaj Norvegjisë, pra nuk është bërë asnjë ndryshim në 12-shen e ftuar.

Sipas postimit të bërë nga Federata e Basketbollit të Kosovës, atmosfera është e mirë dhe stërvitjet kanë shkuar sipas planit.
Sa i përket biletave, ato do dalin në shtije, të dielën me fillim nga ora 16:00, para “Neë Born”.
Në këtë përballje do të lejohen veteëm 10 për qind e tifozëve, për shkak të masave antiCovid./Shqip.com