Sport Shqiptar

Dardanët e rinjë – triumfojnë në Shkup

Përfaqësuesja e Kosovës - U-15

Dardanët e rinjë po vazhdojnë me hapa të mbarë.

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll U-15 ka triumfuar në ndeshjen hapëse të “UEFA Development Tournament” që po mbahet në Shkup.

Skuadra e udhëhequr nga Ilir Nallbani fitoi ndaj Malejzisë – me rezultat 4-2 pas ekzekutimit të penaltive.

Teksa, ndeshja në kohën e rregullt mbaroi 2-2.

Pas ndeshjes, Nallbani potencoi se “në përgjithësi jemi të kënaqur me atë çfarë treguan djemtë, por realisht kam pritur paraqitje më të mirë, pasi kemi punuar që dy muaj. Presioni i ndeshjes së parë, emocionet dhe fusha kanë pasur ndikim në lojën e ekipit tonë. Edhe kundërshtari ishte shumë i mire, ndonëse shtatshkurtër ata ishin shumë të lëvizshëm dhe na shkaktuan shumë telashe”.

Ai po ashtu shtoi se “sidoqoftë, tek rezultati 2:1 kishim mundësi për ta shtuar epërsinë, por shpërdoruam rastin dhe më pas pësuam gol. Besoj se në dy ndeshjet e ardhshme do ta përmirësojmë lojën tonë dhe të vazhdojmë me rezultate positive”.

Ndeshje të tilla janë mundësi e mirë për talentët e rinjë – teksa edhe një sinjal pozitiv që ekipin A e pret një e ardhme e ndritur./Shqip.com