Sport Ndërkombëtar

Dardanët e rinjë mposhten nga Armenia

Përfaqësuesja e Kosovës

Dardanët e rinjë janë mposhtur në Prizren.

Përfaqësuesja e Kosovës në basketball në grupmoshën U-16 është mposhtur nga Armenia me rezultat 58-70 –  në FIBA Kampionatin Evropian, Divizioni C.

Momente nga takimi

Armenët e nisiën këtë takim më mirë dhe qysh në çerekun e pare krijuan epërsi prej dhjetë pikëve.

Teksa, vendasit momentet më të mira i patën në çerekun e tretë ku triumfuan me rezultat 18-7.

Momente nga takimi

Me këtë disfatë – Dardanët e humbin mundësinë për vendin e parë, teksa të dielën do “luftojnë” për pozitën e tretë – me humbësin nga takimi Andorra-Shqipëria – që ende nuk ka mbaruar./Shqip.com