Sport Shqiptar

“Dardanët” e rinj mposhten nga Italia

Kombëtarja e Kosovës U17 është mposhtur nga Italia në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror.

Në xhiron e parë të grupit 8, Kosova u mposht me rezultat 5-2.

Italia e filloi më mirë ndeshjen duke e pasur mundësin që të dal në epërsi që në minutën e pestë, por Simone Pafundi gaboi nga pika e bardhë.

Zhbllokimi i rezultatit erdhi në minutën e 26-të, këtë herë Padundi arriti ta qojë topin në gol, pas një korneri të ekzekutuar mirë.

Italia edhe një herë gaboi nga pika e bardhë, por këtë herë ishte Filippo Scotti në minutën e 36.

Gabriele  Finocchiaro dhe Scotti shënuan dy gola për dy minuta pas fillimit të pjesës së dytë për, 3:0.

Italia thelloi edhe më shumë rezultatin, me Padundin që shënoi edhe golin e katërt dhe të dytin personal.

Kosova u përpoq të reagonte në 15 minutat e fundit.

Fillimisht ishte Elvir Gashijan që fillimisht shënoi për 4:1, derisa Fatjon Mulaj shënoi edhe golin e dytë për vendasit.

Pavarësisht këtyre dy golave Kosova nuk arriti të bëjë më shumë.

Derisa, Mattia Mannini shënoi golin e pestë për Italinë.

Tani Italia kryeson grupin me tri pikë e ndjekur nga Finlanda, kurse Greqia dhe Kosova janë në dy vendet e fundit pa pikë.

/Shqip.com