Sport Shqiptar

“Dardanët” e nisin procesin e anëtarësimit

Tifozët e Kosovës “Dardanët” e kanë nisur procesin e anëtarësimit njëvjeçar për personat e interesuar.

Kryesia e këtij tifogrupi ka njoftuar se në fillim ka vendosur t’i lansojë veç 200 anëtarësime në nivel vendi, ndërsa afati për të aplikuar është 25 marsi.

“Dardanët” po i kthehen kështu anëtarësimit të tifozëve pas një mungese trevjeçare shkaku i pandemisë.

Ata i kanë publikuar edhe emrat e personave që mund të kontaktohen rreth anëtarësimit.

/Shqip.com