Sport Shqiptar

Dardanët e fitojnë edhe miqësoren e dytë ndaj Kuvajtit

Përfaqësuesja e Kosovës

Edhe një fitore.

Përfaqësuesja e Kosovës ka triumfuar në miqësoren e dytë të zhvilluar ndaj Kuvajtit.

Dardanët e dominuan këtë takim që nga fillimi.

Pjesa e parë përfundoi me rezultat 16:12, kurse rezultati përfundimtar ishte 25-22.

Në këtë takim, përzgjedhësi i Kosovës, Bujar Qerimi vendosi që t’i jep rastin të gjithë lojtarëve që ishin të ftuar.

Madje, pati edhe disa debutime – që mund të jenë pjesë e rëndësishme e Përfaqësuses në të ardhmen.

Mund të jetë një imazh i 7 persona, njerëz në këmbë dhe ambiente të brendshme
Momente nga takimi

Fatkeqësisht, kjo ndeshje u përmbyll me 55 minuta dhe jo me 60-të, për shkak se u lënduan dy hendbollistë të ekipit të Kuvajtit.

Kështu, me marrëveshje të dyanshme takimi përfundoi pesë minuta para kohës së rregullt.

Ndeshja parë mes këtyre dy skuadrave kishte përfunduar me rezultat 36-26 në të mirë të Kosovës.

Javën e ardhshme, Dardanët do udhëtojnë në Podgoricë, ku do e zhvillojnë një takim miqësor me Malin e Zi. /Shqip.com