Sport Shqiptar

Dardanët e falenderojnë Challandesin për mundin e dhënë për Kosovën

Dardanët e falenderojnë Bernard Challandesi

Tifozët e Përfaqësueses së Kosovës, Dardanët e kanë falenderuar trajnerin Bernard Challandes për punën e bërë deri më sot.

Përmes një postimi të bërë në faqen e tyre ne Facebook, ndër të tjera ata kanë shkruar se çdo cikël e ka fundin e vet dhe se duhet të respektojnë momentet e mira që kaluan në drejtimin e tij, përcjellë Shqip.com.

“Lamtumirat nuk janë asnjëherë momente të gëzueshme, sa janë çast i mirë për reflektim. Ne, tifozët e Kosovës, Bernard Challandes’in dëshirojmë ta falënderojmë për kontributin që dha te Kosova, me aq sa mundi të na ndihmojë. Çdo cikël e ka fundin e tij. I Challandes preku fundin, mirëpo ne do ta respektojmë për momentet e delirit që përjetuam nën drejtimin e tij në disa faza të caktuara”, kanë shkruar ata ndër të tjera.

Po ashtu, Dardanët kanë shkruar se nga trajneri i ri presin rezultate pozitive dhe qasje profesionale në punë./Shqip.com

Reagimi i plotë, pa ndërhyrje:

Lamtumirat nuk janë asnjëherë momente të gëzueshme, sa janë çast i mirë për reflektim. Ne, tifozët e Kosovës, Bernard Challandes’in dëshirojmë ta falënderojmë për kontributin që dha te Kosova, me aq sa mundi të na ndihmojë. Çdo cikël e ka fundin e tij. I Challandes preku fundin, mirëpo ne do ta respektojmë për momentet e delirit që përjetuam nën drejtimin e tij në disa faza të caktuara. Nga trajneri i ri dhe zyrtarët që do të punojnë me të, presim rezultate konform pritshmërive objektive, qasje serioze dhe profesionale, si dhe zell të punës.Suksese pasardhësit, ndërsa trajnerit Challandes – faleminderit dhe shëndet.