Sport Shqiptar

Dardan Cena rrëmben medaljen e bronztë në Kampionatin Evropian të juniorëve

Xhudisti nga Kosova, Dardan Cena ka fituar medaljen e bronztë në Kampionatin Evropian të Juniorëve.

Ai në repesazh mposhti Gergely Adorjani me Ippon, për të siguruar një vend në podium në kategorinë deri 73 kilogramë.

Cena u eliminua në çerekfinale nga hungarezi Daniel Szegedi, pasi shënoi tri fitore radhazi.

Derisa, në ndeshjen e parë të repesazhit nuk u paraqit kundërshtari i tij Petr Mlady.

Në këtë kompeticion morën pjesë edhe Debora Gjakova, në kategorinë deri 57 kg, por ajo u ndal në rundin e parë nga Chiara Zuccaro dhe Erza Muminoviq, e cila arriti deri në gjysmëfinale./Shqip.com