Sport Shqiptar

Dardan Berisha rikthehet në Prishtinë

Dardan Berisha

“Dali” ka zbarkuar përsëri në kryeqytet.

Dardan Berisha i është bashkuar KB Prishtinës, një ditë pasi e konfirmoi largimin nga KB Peja.

Për Berishën – përshtatja me bardhekaltërit nuk pritet të jetë problem – pasi kishte qenë pjesë e kësaj skuadre edhe në sezonet 2013-2015 dhe  2015-2016.

33 vjeçari ka një karrierë të pasur në parket – pasi ka luajtur në skuadrë të ndryshme edhe jashtë Kosovës, si në Polonia Warszawa, Juvecaserta e shumë të tjera.

Dardani – vazhdon të jetë kapiten i Përfaqësues së Kosovës, ndërsa para pranimit në FIBA – ai e kishte djersitur fanellën e kombëtares polake./Shqip.com