Sport Shqiptar

Dardan Berisha – një nga dhjetë lojtarët “që duhet parë” – në kualfikimet për FIBA Europe Cup

Dardan Berisha

FIBA ka publikuar dhjetë basketbollistët që duhet “parë” në kualfikimet për FIBA Europe Cup.

Në mesin e këtyre yjeve nuk mungon as playmakeri i Prishtinës, Dardan Berisha.

Në këtë postim – çmohet lartë Kapiteni i Përfaqësues së Kosovës – për cilësitë dhe përvojën e madhe që ka në supe.

“Një lojtar që është sinonim i FIBA ​​Europe Cup. Berisha ka qenë tipari kryesor i sipërmarrjeve të mëparshme të Sigal Prishtinës në garë duke përfshirë mesataren e 27.7 pikëve për lojë në sezonin 2019-2020. Reprezentuesi kosovar do të jetë i etur për të siguruar që skuadra e tij të arrijë në sezonin e rregullt për herë të gjashtë në historinë e tyre – duke arritur në raundin e 16-të në 2019” – thuhet në këtë postim.

Berisha – u bashkua me skuadrën nga kryqyteti në merkaton e verës – teksa së fundmi ishte pjesë e Pejës.

Nëse Prishtina – arrin të kualifikohet në këtë kompeticion – atëherë do përballet me Happy Casa Brindisi, Donar Groningen dhe BC Budivelnyk Kyiv./Shqip.com