Sport Shqiptar

Dardan Berisha – “mbret” i stinorit vjeshtor

Dardan Berisha

Vitet po ikin, por forma e tij mbetet e njëjtë.

Dardan Berisha është shpallur basketbollisti më i mirë në Kosovë – për stinorin vjeshtor.

Në organizimin nga FBK-ja, ku të drejtë vote kishin të gjithë tifozët e këtij sporti, Berisha doli më i votuari.

Playmakeri i Pejës ishte “truri” i skuadrës – përkundër faktit që kanë pasur mungesë të vazhueshmërisë të rezultateve pozitive.

Edhe pse pati konkurencë të fortë, Dardani mori gjithsej 529 vota dhe doli fitues.

Dardan Berisha foto nga e kaluara

Lista e plotë e basketbollistëve të nominuar dhe votat:

Dardan Berisha (Peja) 519.
Drilon Hajrizi (Trepça) 337.
Erjon Kastrati (Golden Eagle Ylli) 255.
Julien Lewis (Bashkimi) 77.

Ivan Koljeviq (Prizreni) 71.

Sa i përket formës ekipore, Trepça është lidere, pasi në 14-të ndeshje, ka arkëtuar dhjetë fitore dhe është mposhtur vetëm katër herë.

Në vend të dytë është Ylli, që ka rezultate të njëjta, por dallimi bëhet nga koshashënimi.

Peja është një vend më poshtë, Prizrenin16 gjendet në pozitën e katërt, kurse Prishtina e mbyll pesëshen.

Në vend të fundit pozicionohet Drita, e cila është skuadra e vetme pa fitore – në elitën e baskebtollit vendor. /Shqip.com

Gjendja në tabelë