Sport Ndërkombëtar

Danimarka – superiore ndaj Francës

Momente nga ndeshja

Danimarka ka triumfuar ndaj Francës – me rezultat të pastër 2-0.

Ani pse francezët ishin favoritë në letër – fusha e gjelbër “foli ndryshe”.

Golin e parë për vendasit e realizoi Kasper Dolberg – në minuitën e 34-të.

U prit një përgjigje nga mysafirët, por nuk erdhi.

Teksa – danezët realizuan përsëri.

Andreas Skov Olsen e dërgoi topin në rrjetë – pas pesë minutave dhe festa
shpërtheu në “Parken”.

Danimarka e mbyll Grupin 1 – në pozitën e dytë – me 12-të pikë të grumbulluara.
Një më pak se Kroacia që është fituese e grupit.

Teksa, Franca gjendet në pozitën e tretë – me vetëm pesë pikë.

Në ndeshjet tjera u regjistruan këto rezultate:

Austria 1-3 Kroacia

Holanda 1-0 Belgjika

Uellsi 0-1 Polonia

Ishujt Faroe 2-1 Turqia

Luksemburgu 1-0 Lituania /Shqip.com