Sport Ndërkombëtar

Danimarka mposht Çekinë, siguron gjysëmfinalen

Goli i Thomas Delaney

Danimarka ka arritur të mposht Çekinë me rezultat 2-1 për të siguruar gjysëmfinalen, shkruan Shqip.com.

Pjesën e dytë të ndeshjes çekët e nisën shumë më mirë, pasi arritën të shënojnë gol në minutën e 49-të përmes Patrik Schick.

Minutat tjerë të kësaj pjese u karakterizua me lojë të barabartë nga të dyja skuadrat.

Të dy ekipet rrezikonin portën e njëri-tjetrit, por përkundër rasteve që krijuan shifruat nuk ndryshuan.

Tani, në gjysëmfinale Danimarka do të përballet me fituesin e ndeshjes mes Anglisë dhe Ukrainës./Shqip.com


Ngushton epërsinë Çekia

Republika Çeke ka arritur të ngushtojë epërsinë ndaj Danimarkës.

Golin e shënoi Patrik Schick në minutën e 49-të të ndeshjes.


Fillon pjesa e dytë e ndeshjes


Përfundon pjesa e parë e ndeshjes

Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes mes Çekisë dhe Danimarkës.

Ky 45 minutësh u karakterizua me lojë të barabartë nga të dyja skuadrat sa i përket goditjeve në portë dhe rasteve.

Danezët arritën të kalojnë në epërsi qysh më minutën e 5-të pas golit me kokë të Thomas Delaney.

Tre minuta pa përfunduar pjesa e parë, Kasper Dolberg dyfishoi epërsinë për të shkuar në pushimin e pjesës së parë me dy gola epërsi.


Danimarka dyfishon epërsinë kunër Çekisë

Danimarka ka arritur të shënoj edhe golin e dytë kundër Çekisë

Golin e shënoi Kasper Dolberg në minutën e 42-të të ndeshjes.


Danimarka kalon në epërsi ndaj Çekisë

Danimarka ka arritur të kalojë në epërsi ndaj Republikës Çeke

Golin e shënoi Thomas Delaney në minutën e 5-të me kokë.


Fillon ndeshja mes Republikës Çeke dhe Danimarkës.