Sport Ndërkombëtar

Danimarka kthehet në lojë, barazon rezultatin ndaj Francës

Franca do e kërkojë kalimin e grupit me përballjen ndaj Danimarkës në rrethin e dytë të Kampionatit Botëror, në Grupin D, shkruan Shqip.com.

Danimarka është kthyer në lojë dhe ka barazuar rezultatin në 1:1 në ndeshjen me Francën. Andreas Christensen ka barazuar shifrat për Danimarkën në minutën e 68-të.

Ndeshja filluar në ora 17:00, do të luhet në stadiumin “Stadium 974”.

Franca është lidere e grupit me tri pikë, aq sa ka edhe Australia, por në rast të fitores së sotme, sigurojnë kalimin në fazën e eliminimit direkt.

Në anën tjetër, Danimarka duhet të fitojë me patjetër, për t’i mbajtur gjallë shpresat, pasi në xhiron e fundit takohet me asutrialianët, aty ku do të përcaktohet më pas se kush kalon tutje.

/Shqip.com