Sport Shqiptar

Danimarka e mposhtë prapë Kosovën në hendboll

Kombëtarja e Kosovës në hendboll është mposhtur sërish nga Danimarka. Kjo vetëm pak ditë pas mposhtjes në ndeshjen e parë të luajtur në tokën daneze.

Të shtunën mbrëma në Pallatin e Rinisë në Prishtinë në takimin e vlefshëm për kualifikueset e Euro 2024 Danimarka ka fituar me rezultat 40:19.

Cilësia dhe përvoja e danezeve, që konsiderohen superfuqi hendbollistike, kanë qenë përcaktuese për ndeshjen, ani se skuadra kosovare në momente të caktuara ka bërë lojë të mirë.

Që në pjesën e parë epërsia e danezeve arriti në dhjetë gola.

Ndeshjen e parë Danimarka e kishte fituar ndaj Kosovës me rezultat 44-17.

Kosova në fillim të prillit do të ndeshet me Poloninë.

/Shqip.com