Lajme Ballkan

Danimarka do t’i dhurojë 1 milion vaksina “AstraZeneca” në Ballkanin Perëndimor

Vaksinat AstraZeneca

Danimarka do të dhurojë një milion vaksina anti-COVID të llojit “AstraZeneca” në Ballkanin Perëndimor, duke përfshirë edhe Kosovën, transmeton Shqip.com.

Ky donacion do të bëhet gjatë muajve të ardhshëm, ku përfitues përveç Kosovës do të jenë shtetet si Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovinva, si dhe Maqedonia e Veriut.

Kjo është bërë e ditur nga një njoftim i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Danimarkës.

‘’Fqinjët tanë në Ballkan po përjetojnë një mungesë të madhe vaksinash, e cila ngarkon komunitetet individuale dhe rrit rrezikun e shpërthimeve të reja që mund të përhapen në tërë botën. Kjo është arsyeja pse unë jam i kënaqur që ne mund të ndërhyjmë dhe të ndihmojmë partnerët tanë të ngushtë me armën më të rëndësishme kundër pandemisë, domethënë vaksinat. Ballkani Perëndimor është pjesë e zonës sonë të afërt dhe ne kemi një interes të madh të përbashkët për të qëndruar së bashku – gjithashtu kundër pandemisë’’, ka thënë ministri i Jashtëm, Jeppe Kofod, në njoftimin për shtyp.

Përveç Danimarkës, disa ditë më herët vaksina për Kosovën dhuroi edhe vendi tjetër skandinav, Norvegjia. /Shqip.com

Shqip.com
Çmimet e derivateve në Kosovë Çmimi maksimal i lejuar për secilin produkt të naftës.
  • Dizel: 1.61
  • Benzine: 1.34
  • Gas: 0.76
Sot : 30/09/2022