Sport Ndërkombëtar

Danilo D’Ambrosio latgohet nga Interi

Mbrojtësi Danilo D’Ambrosio nuk do të jetë pjesë e Interit për edicionin 2023/24. Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale të enjten, D’Ambrosio ka njoftuar për largimin e tij nga Interi. Ai do të largohet si lojtar i lirë, pasi kontrata me klubin italian i skadon në fund të këtij muaji.

34-vjeçari ja thënë se dëshira e tij ishte ta përfundonte karrierën tek Interi, por që tani është i fokusuar për të gjetur një ekip tjetër. D’Ambrosio ishte pjesë e Interit prej vitit 2014 kur iu bashkua nga Torino, ndërsa me këtë ekip ka fituar pesë trofe, përfshirë këtu edhe një titull kampioni të Italisë.

Edicionin e fundit, D’Ambrosio regjistroi 24 paraqitje për Interin në të gjitha garat, ku pati edhe 2 asistime.

/Shqip.com