Sport Ndërkombëtar

Dani Alves rendit top tre mbrojtësit e krahut të djathtë aktualisht

Daniel Alves

Daniel Alves ka lënë gjurmën e tij në futboll si një nga mbrojtësit e djathtë më të mirë në histori të sportit.

Madje, ai është lojtari më i trofeshëm ndonjëherë, me plot 42 të tillë mbi “supe”.

Përveç krosimeve dhe stilit të veçantë të lojës, atë e dalloi edhe karizma e tij, që çdo ekip do ta donte në zhveshtoren e tyre.

Ai ka renditur top tre mbrojtësit e djathtë të futbollit në botë aktualisht,në intervistë për “Fourfourtwo“.

“Unë e admiroj shumë Trent Alexander-Arnold.”, tha 38 vjeçari. “Ai është një futbollist fantastik – ky djalë ka aftësi të klasit botëror”.

Trent Alexander-Arnold, Liverpool

Përderisa nuk hezitoi të përmend edhe Reece Jamesin e Chelseas dhe Achraf Hakimin e PSG-së.

“Më pëlqen gjithashtu të shikoj Reece James dhe Achraf Hakimi.

Reece James, Chelsea

“Ata përziejnë forcën me teknikën dhe janë gjithashtu lojtarë të mrekullueshëm”, shtoi braziliani.

“Të tre padyshim që kanë karakteristika dhe stile të ndryshme, por të gjithë dinë ta bëjnë punën”, përfundoi ai.

Achraf Hakimi, Paris Saint Germain

Përndryshe, Dani Alves është rikthyer në Barcelonë më 12 nëntor të vitit 2021, aty ku edhe kaloi pjesën më të madhe të karrierës dhe ku arriti të fitonte 23 tituj.

Daniel Alves, Superkupa e Evropës 2015, Barcelona

Kthimi i tij pas pesë vitesh te “Blaugrana” nuk do të jetë megjithatë edhe aq i gjatë, pasi që kontrata e tij skadon në fund të këtij sezoni. /Shqip.com