Dani Alves do rikthehet në Barcelonë – si kundërshtar
Publikuar:
(03.08.2022 23:00:20)

Dani Alves do të rikthehet përsëri në “Camp Nou”.
Por, kësaj here si kundërshtar.
Reprezentuesi spanjoll ka udhëtuar drejtë Spanjës – për ndeshjen që skuadra e tij e re, Pumas do e zhvillojë kundër Barcelonës, të dielën.
Ky takim do jetë i vlefshëm për “Gamper Trophy” – që është një organizim tradicional i klubit katalunas.
Alves – zhvilloi 14 ndeshje në elitën e futbollit spanjoll – gjatë sezonit të fundit, teksa regjistroi tre asistime dhe një gol.
Ndërsa, nuk u përfshi fare në listën e futbollistëve të përzgjedhur për Europaligë.
38 vjeçari po vazhdon të jetë aktiv ende dhe synon që të luaj në Kupën e Botës – “Katari 2022”./Shqip.com