Sport Shqiptar

Dani Alaj i bashkohet Prishtinës

Ramadan Alaj

Fillmisht në kryeqytet zbarkoi Halim Selmanaj.

Me këtë përforcim FC Prishtina 01 dha sinjale që do të “luftojë” për titullin e kampionit.

Por, bardhekaltërit nuk u ngopën me kaq.

Tashmë – kësaj skuadre i është bashkuar edhe kapiteni i Përfaqësueses së Kosovës, Dani Alaj.

Veterani i futsallit – ka ndërruar ambient pas 11-të viteve të kaluara në Liburn.

Ai pritet të jetë një përforcim i madh për Prishtinën – pasi ka përvojë të madhe në supe.

Alaj – ka arritur që të shpallet kampion i Kosovës pesë herë – teksa ka pasur fatin të luaj edhe në Ligën e Kampionëve – me tri ekipe të ndryshme.

Katër nga pesë titujt që i figurojnë në CV i ka fituar me Liburnin, ndërsa një herë triumfoi edhe me Bamboo Prishtina.

Majtaku – vazhdon të ftohet rregullisht edhe në kampin e Dardanëve./Shqip.com