Sport Shqiptar

Dan Petrescu me vlerësim të lartë për Krasniqin

Ermal Krasniqi është duke shkëlqyer te CFR Cluj dhe së fundit trajneri Dan Petrescu ka folur fjalë të mira për sulmuesin anësor nga Kosova. Krasniqi ishte vendimtar edhe në fitoren e së enjtes mbrëma ndaj Arges.

CFR Cluj ka fituar minimalisht 1-0 në çerekfinale të Kupës së Rumanisë, duke kaluar tutje në gjysmëfinale. Goli i vetëm për gjigantin rumun erdhi në minutën e 89-të dhe ishte Krasniqi, i cili ia siguroi Clujit kualifikimin. Krasniqi u inkuadrua në lojë në fillimin e pjesës së dytë dhe ia siguroi fitoren skuadrës së tij.

“Do të kisha dashur të kisha një lojtar para Krasniqit në fushë dhe ai të ishte rezervë. Ky do të ishte një grup me cilësi të lartë”, ka thënë fillimisht Petrescu.

“Krasniqi hyri edhe një herë me Arges dhe shënoi. E kam të vështirë ta mbaj në bankën rezervë”, ka shtuar trajneri rumun.

/Shqip.com