Rozë

Dalin pamjet: Të ftuar Vip dhe tupana, brenda dasmës madhështore të Robin dhe Marigona Krasniqit

Robin dhe Marigona Krasniqi mbrëmë kanë organizuar dasmë madhështore me shumë të ftuar, mes tyre edhe personazhe Vip.

Disa nga të pranishmit Vip publikuan imazhe dhe video duke treguar pak nga atmosfera e dasmës.

Shkurte Gashi me bashkëshortin, Labinot Gashi me Qëndresë, Meda me Lulën, Alban Mehmeti me Fjollën ishin vetëm disa nga emrat e estradës që u panë në dasmë.

Nga fotot e publikuara, bie në sy fustani përrallor i modeles. Si fustan të dytë Marigona ka zgjedhur diçka më ekstravagante, duke mahnitur të ftuarit. Ashtu siç pritej, nuk munguan as elementet tradicionale shqiptare. Në sy ra gjithashtu torta gjigante që çifti kishte zgjedhur për ditën speciale.

Kujtojmë se Marigona dhe Robini së shpejti do të bëhen edhe prindër, e që padyshim do të jenë edhe nga çiftet më të komentuara të shoëbizit për dasmën të cilën kanë sonte./Shqip.com