Lajme

Dalin pamjet, sulmohet fizikisht kameramani i RTK-së në Leposaviq

Pamje nga sulmi i kameramanit të RTK-së

Në Leposaviq është sulmuar fizikisht kameramani i RTK-së, Bardh Bekteshi, të cilit i është thyer edhe kamera.

Në ne pamjet e dërguara nga gazetarja e RTK-së, shihet sulmi i ekipeve të medieve dhe kameramani Bekteshi duke u rrëzuar.

Gjatë ditës serbët kanë tentuar të hyjnë dhunshëm brenda objektit të komunës së Leposaviqit.

/Shqip.com