Lajme

Dalin pamjet e aksidentit në Jalë: Momenti kur moto-skafi godet dy pushuesit në qadër

Pamje nga Jala

Dy persona derisa ishin duke pushuar në plazhe sot pasdite janë goditur nga një moto-skaf në Jalë.

Të lënduarit kanë marrë trajtim fillimisht në spitalin e Himarës pastaj janë transportuar drejt spitalit të Traumës në Tiranë.

Ora News siguron pamjet e marra nga kamerat e sigurisë ku tregohen momenti kur gomonia motori humb kontrollin dhe mori përpara çiftin e pushuesve në qadër.

Drejtuesi i mjetit lundrues është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Himarë, për veprime të mëtejshme./SHQIP.com