Sport Ndërkombëtar

Dalin në shitje biletat për ndeshjen Ballkani- Slavia Prague

Klubi futbollistik nga Suhareka Ballkani ka bërë të ditur se që nga sot kanë dal në shitje biletat për ndeshjen kundër Slavia Pragues.

“FC Ballkani njofton opinionin se biletat për ndeshjen ndërmjet FC Ballkani dhe Slavia Prague , ndeshje në kuadër të fazës së grupeve të UEFA Conference League, që do të zhvillohet më datë 27/10/2022 në orën 21:00 në stadiumin “Fadil Vokrri”, mund të blihen përmes platformës online” thuhet në njoftimin e klubit.

Çmimet e biletave janë: Veri dhe Jug 2 euro, Lindje 5 euro, Perëndim 10 euro, dhe VIP 40 euro

Ndeshja Ballkani-Slavia Prague zhvillohet të enjten në kuadër të fazës së grupeve të UEFA Conference League.

Momentalisht Ballkani gjendet në pozitën e fundit me 4 pikë ndërsa Slavia Prague gjendet në pozitën e parë me 7 pikë.

/Shqip.com