Teknologji Auto

Dalin imazhet e para të superveturës së Ferrarit

Një llogari në Instagram ka publikuar një foto të një veture që mendohet të jetë e modelit special Ferrari SF90 Stradale, që do të quhet SF90 Le Mans ose SF90 LM.

Llogaria, e cila ka disa javë që ka postuar foto kamuflazhi të automjetit, së fundmi ka postuar një foto të makinës sportive të zbuluar në fabrikën e Ferrarit.

Makina me ngjyrë të kuqe tipike Rosso Corsa, po punohet, kurse në sfond, mund të shihet gjithashtu një model super SUV Purosangue, duke shtuar besimin se fotoja është marrë në fabrikën e Ferrarit në Maranello.

Faqja pohon se “V8-ja tjetër e nxehtë e Ferrarit” do të zbulohet në qershor, 699 coupe dhe 399 kabrio të planifikuara.

Sa i përket makinës, vërehen disa ndryshime, dritat e pasme janë më të mëdha dhe më të gjata dhe më të holla. Në këtë model janë zhdukur katër dritat e pasme të rrumbullakëta dhe janë zëvendësuara me një dizajn që të gjasojnë me ato të veturës Bugatti Chiron.

Supozimet janë se SF90 Stradale, do të përdor një sistem hibrid V8 që kombinon një motor V8 4.0 litërsh me turbo dyfishtë të çiftuar me tre motorë elektrikë.

Sistemi prodhon 986 kuajfuqi të aftë për një shpejtësi 0-62 mph prej 2,5 sekondash.

Automjeti është në gjendje të marrë fuqinë në të katër rrotat falë një transmetimi me tetë shpejtësi.

Sa i përket çmimit, kjo është gjithashtu plotësisht në ajër, por mos u habitni nëse kompania i shton 100,000-200,000 dollarë çmimit të automjetit bazë prej 524,815 dollarësh.

/Shqip.com