Lajme

Dalin detaje të reja pas rrëzimit të helikopterit ku gjeti vdekjen Ministri i Punëve të Brendshme të Ukrainës

Të paktën 18 persona kanë humbur jetën pasi një helikopter u rrëzua pranë një çerdhe në Brovary, një periferi lindore e kryeqytetit të Ukrainës, Kiev.

Udhëheqja e lartë e ministrisë së brendshme të Ukrainës ishte në mesin e të vrarëve në aksident.

Lexo edhe:
Ukrainë: Ministri i Punëve të Brendshme humbë jetën pasi një helikopter rrëzohet pranë një çerdhe

Helikopteri u rrëzua në orën 08:20 me orën lokale. Numri i të vdekurve përfshin tre fëmijë – 10 të tjerë janë në mesin e 25 personave në spital.

Presidenti Volodymyr Zelensky e përshkroi sot si një “mëngjes të zi” për Ukrainën, raporton BBC.

/Shqip.com