Sport Shqiptar

Daja: Slavia Prague favorite, por Ballkani kërkon rezultat pozitiv

Ilir Daja

Ballkani të enjten do të përballet me Slavia Prague, në kuadër të ndeshjes së dytë në fazën e grupeve të Conference League.

Trajneri i Ballkanit, Ilir Daja ka thënë se Ballkani do të kërkoj të vazhdojë serinë pozitive.

“Përballë kemi favoritin e grupit, që po kalon një formë të mirë në Çeki. Ne do të përpiqemi me mundësitë tona të bëjmë më të mirën e mundshme dhe të bëjmë një paraqitje tjetër të madhe sikurse ndaj Clujit në ndeshjen e parë. Favorit është Slavia, por ne do të përpiqemi të japim maksimumin për të gjitha mundësitë për ta vazhduar serinë pozitive”, tha ai.

Stivi Frashëri nga ana tjetër theksoi se skuadra duhet të jetë më e kujdesshme në këtë përballje.

“Është favoriti kryesor. Do të mundohemi të jemi shumë më të kujdesshëm sesa në ndeshjen me Cluj. Do të mundohemi të japim maksimumin, por edhe ta shijojmë këtë eksperiencë, pasi që është hera e parë që jemi në këtë kompeticion dhe çdo ndeshje është e vështirë”, tha ai.

Ballkani është në grupin G, së bashku me Slavia Prague, Cluj he Sivasspor.

Kjo është hera e parë që një skuadër nga Superliga e Kosovës garon në këtë fazë të garave evropiane./Shqip.com