Sport Shqiptar

Daja, optimist i matur,para ndeshjes me Larne

Ballkani ka mbajtur konferencë për media para ndeshjes me Larne në kuadër të Ligës së Konferencës që zhvillohet të martën.

Trajneri Ilir Daja ka thënë se nuk e njohin kundërshtarin, por që kanë përgatitur ndeshjen me shumë seriozitet.

“Takohemi me një ekip që nuk e njohim mirë, por jemi munduar të përgatitemi sa më shumë. Në këtë fazë nuk ka ndeshje të lehta apo vështira”, ka thënë fillimisht strategu i skuadrës nga Suhareka.

“Duhet të japi maksimumin dhe të mos gabojmë në dy ndeshje. Do të jetë ndeshje e vështirë. Ne do të luajmë lojën tonë”.

“Nuk jemi duke u fokusuar te raundi i radhës, mendojmë vetëm për ndeshjen e nesërme. Kundërshtari në dukje nuk është shumë i vështirë, por do na shkaktojë shumë probleme”, tha ai.

“Në Ligën e Kampionëve jemi eliminuar me golaverazh. Kemi fituar një ndeshje e humbëm një. Po ashtu patëm disa lojtarë që nuk ishin 100 për qind. Humbja kundër Ludogorets besoj që nuk do të na ndikoj shumë”, ka shtuar më tej Daja.

Ndeshja mes Ballkanit dhe Larnes fillon në ora 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri”.

/Shqip.com