Sport Shqiptar

Daja: E kishim lojën nën kontroll dhe morëm një fitore të merituar ndaj Malishevës

Ilir Daja, trajner i Ballkanit

Ballkani e ka nisur mbarë sezonin pranveror në Albi Mall Superligë, pasi ka mposhtur Malishevën në udhëtim me rezultat 2-4.

Ka qenë një pjesë e parë e dominuar totalisht nga kampioni në fuqi, por pastaj Malisheva u rikthye në lojë.

Gjithsesi Ballkani në fund mori tre pikët që ishin shumë të rëndësishme.

Trajneri i Ballkanit, Ilir Daja pas ndeshjes ka thënë se morën një fitore të merituar, edhe pse e pranon se nuk iu pëlqeu ulja e motivit nga futbollistët e tij kur kishin epërsinë 0-3.

E kishim lojën nën kontroll dhe morëm një fitore të merituar ndaj Malishevës”, tha fillimisht Daja.

“Ajo që nuk më ka pëlqyer tek kjo fitore ishte ulja e motivit tek futbollistët në pjesën e dytë, kjo gjë nuk duhet të na ndodhë më. E fillojmë mirë gjysmën e dytë të sezonit dhe jam i lumtur për këtë“, tha Daja pas ndeshjes.

/Shqip.com