Rozë

Dafina Zeqirin me sukses ndërkombëtar në këtë shtet

Dafina Zeqiri

Këngëtarja shqiptare, Dafina Zeqiri, është një ndër emrat më të suksesshëm në industrinë muzikore shqiptare.

Por, siç dukët tashmë ka filluar edhe suksesi i saj ndërkombëtarë, pasi që ajo është nominuar nga qeveria suedeze për Çmimin e Eksportit të Muzikës.

Kjo u bë e ditur nga ministrja e Tregtisë së Jashtme dhe e Çështjeve Nordike, Anna Hallberg përmes një postimi në Instagram.

“Muzikantët suedezë kontribuojnë në drejtimin e vëmendjes në Suedi dhe unë jam shumë e lumtur dhe krenare që jam në gjendje të prezantoj sot kandidatët për çmimin qeveritar të eksportit muzikor 2020.

Të nominuarit janë @dafina.zeqiri, @garmarna_official, @ludwiggoransson, Nea dhe Oscar Holter. Të gjithë përfaqësuesit shumë të mirë të muzikës suedeze çuditen dhe në këtë mënyrë kanë kontribuar në eksportet suedeze dhe për ta vënë Suedinë në hartën globale të muzikës. Fituesi do të shpallet brenda një jave!“, shkruhet në postimin e saj.

Kujtojmë se, Dafina Zeqiri shumë shpejt do të lansojë albumin e saj të titulluar “Dafinë moj”.

Albumi përmban bashkëpunime më emra të njohur të muzikës shqiptar, të cilat një pjesë e tyre veç së janë lansuar.

Dafina po ashtu ka bërë të ditur së paratë e mbledhura nga albumi do t’i dhurojë për Shoqatën e Autizmit në Kosovë./SHQIP.com