Rozë

Dafina Zeqiri reagon pas largimit të Arta Nitaj nga “DWTS”

Në Shqipëri po vazhdon emisioni i vallëzimit “Dancing With the Stars”.

Pjesëmarrës në emision ka edhe protagonistë nga Kosova, ndërkaq e fundit që u largua ishte modelja Arta Nitaj.

Ndonëse u pëlqye nga publiku, juria nuk është se e vlerësoj qëndrimin e saj në emision.

Së fundmi, për largimin e saj ka reaguar edhe këngëtarja Dafina Zeqiri.

“E ke mbytur atë skenë dhe audienca është gjyqtari më i mirë i çdo gjëje! Ata nuk mund të gënjehen”, ka shkruar Dafina në përkrahje të modeles.

Tutje, Arta ka shkruar se befasia që Dafina i bëri në emsion në rastin e ditëlindjes së saj, ishte gjëja më e e mirë që i ka ndodhur në këtë eksperiencë.

Në paraqitjen e fundit të saj, Arta u ndje e zhgënjyer në vlerësimet e jurisë.

/Shqip.com