Rozë

Dafina Zeqiri paralajmëron projektin e ri muzikor

Dafina Zeqiri

Artistja e njohur, Dafina Zeqiri, është tejet e dashur për audiencën shqiptare.

Ajo është tejet aktive në rrjete sociale, duke e bërë të njëjtën edhe përmes projekteve muzikore.

Kështu, në një postim të fundit, bukuroshja ka bërë të ditur se së shpejti do të lansojë këngën e re.

Dafina u shfaq në imazh e veshur me plot stil, duke marrë vëmendje edhe me pozat atraktive.

“Më fal” ndërkohë është hiti saj i fundit, që erdhi si bashkëpunim me reperin Majk./SHQIP.com