Rozë

Dafina Zeqiri: Në fillimet e karrierës i dashuri abuzoi me mua, njerëzit më akuzuan mua

Dafina Zeqiri,

Këngëtarja, Dafina Zeqiri është shumë aktive në rrjetet sociale, shkruan SHQIP.com

Ajo shumë shpesh nuk ka nguruar që të ndajë me publikun edhe jetën e saj personale.

Pas këngës dhe rrëfimit për përvojën me ankth dhe depresion, këngëtarja ka kritikuar shoqërinë e cila shumë shpesh në vend se të akuzojë dhunuesin, bën me gisht kah viktima.

E gjithë kjo është bërë me aktuale edhe më rastin e vrasjes së 18 vjeçares në Ferizaj.

Ajo është ndërlidhur me ngjarjet e fundit duke marrë shembull përvojën e saj të para disa vitesh.

Dafina ka treguar se në fillimin e karrierës së saj, kur ajo u abuzua nga ish i dashuri, ndërkohë që mediat dhe shoqëria e akuzonin atë për tradhti.

Si mundet: Sa herë një grua përdhunohet? Abuzohet? Kërcënohet? Madje dhe vritet? Një nga justifikimet që dëgjon nga djemtë është: ‘Ajo më tradhtonte!’, ‘Donte vetë!’, ‘E kërkoi vetë!’.

Dhe ju e besoni? Vajzat e tjera flasin për këtë gjë? Mos e lejoni të akuzuarin të marrin vëmendje nga budallallëqet e tyre! Mos i lejoni të akuzuarit të bëjnë krime dhe të akuzojnë femrat! Mos i lejoni të akuzuarit të hedhin më shumë baltë mbi gratë!

Unë kam qenë në një marrëdhënie abuzive në fillim të karrierës dhe gjejeni pak se kë akuzuan… Mua! E njëjta gënjeshtër me emrin tim: Ajo po më tradhtonte! Nuk mora asnjëherë ndihmë për mbështetje nga sistemi, sepse ishte i korruptuar! Për vite u përballa komente dhe gjepura! Ndërsa djali që isha në lidhje eci me kokën drejt dhe i lumtur, sepse ai e fitoi vëmendjen! Stop!

Më ka ardhur në majë të hundës më të mbajturin gojën mbyllur nga idiotët paragjykues! Ju nuk më njihni dhe emri im është përdorur dhe përmendur shumë herë për vëmendje dhe lajme të rreme nga X persona! Stop! “, shkruan Dafina në status.

Në anën tjetër, Dafina ka paralajmëruar se shumë shpejtë do të lansoj albumin e saj më të ri të titulluar ’Dafina Moj’.

Albumi përmban 14 këngë dhe shumica prej tyre janë bashkëpunime./SHQIP.com