Rozë

Dafina Zeqiri lë namin në Spotify me dëgjime për këtë vit

Dafina Zeqiri

Këngëtarja, Dafina Zeqiri është njëra ndër artistët më aktive në skenën muzikore shqiptare.

Karriera e saj padyshim që ka arritur majat, qoftë me këngët hite apo me koncerte ku gjithmonë shihen të jenë të mbushur plot.

E sa i përket këngëve, Dafina përmes InstaStory ka postuar një foto ku shihet profili i saj në Spotify Wrapped, ku shihen statistikat e këngëve të Dafinës gjatë gjithë vitit.

Aty shihet se këngëtarja ka 26.6 milion streams e 1 milionë dëgjues.

Gjatë kësaj kohë këngëtarja është dëgjuar në 160 shtete.

Ndryshe, Dafina Zeqiri tashmë sapo ka publikuar videoklipin e këngës së saj “Era” në bashkëpunim me reperin Buta.

Kënga që tre ditë nga lansimi numëron rreth 530 mije klikime në YouTube./SHQIP.com