Rozë

Dafina Zeqiri fton profesorin Lulëzim Paci që të bëjnë një video bashkë për TikTok

Dafina Zeqiri dhe Lulzim Paci

Këngëtarja, Dafina Zeqiri është njëra nga shumë personat që kanë dalë në përkrahje të profesorit, Lulzim Paci.

Ai është bullizuar në rrejte sociale për një vallëzim që kishte bërë në Tik Tok.

Ai ka treguar se këto ofendime i ka përjetuar randë, madje në një momente që ishte duke treguar është përlotur.

Ndërsa pas kësaj ai ka marrë një ftesë edhe nga këngëtarja Dafina Zeqiri për të realizuar bashkë një video për TikTok në sheshin e Prishtinës.

Dafina Zeqiri

I njëjti së fundmi ka qenë pjesë e Kanal 10, ku ka treguar se pas emisionit do ta realizojë një video me këngëtaren Dafina Zeqiri.

“Është duke na pritur pas emisionit për të xhiruar një video në TikTok, shpresojmë që t’i thyejmë barrierat dhe klikimet. Unë do të kërkoj prej Dafinës që së paku pëlqimet në atë video t’iu dedikohen familjeve të varfra. Unë nuk kam nevojë, mirë qëndroj financiarisht. Të gjitha të hollat t’ia dedikojmë familjeve në nevojë”, ka thënë ai./SHQIP.com