Rozë

Dafina Zeqiri dhe Majk publikojnë këngën “Më fal”

Dafina dhe Majk

Dafina Zeqiri dhe Majk janë dy prej artistëve shqiptarë më të preferuar në estradën shqiptare.

Ata së fundmi kanë vendosur që të bashkojnë forcat, duke sjell për fansat një bashkëpunim fantastik.

Në rrjetin social Instagram që të dy kanë shpërndarë sekuenca nga kënga e re, që titullohet “Më fal”.

Projektit ata ia kanë bashkëngjitur edhe një klip, ku që të dy shihen me stil të veçantë.

Kënga menjëherë ka filluar që të pëlqehet nga adhuruesit e muzikës së tyre, duke e shpërndarë në rrjete sociale.

Vlen të përmendet se kjo është hera e parë që Dafina dhe Majk kanë sjell duet./SHQIP.com