Lajme Ballkan

Daçiq: Vuçiq vendimin për të shkuar në Tiranë e merr pas takimit me Lajçakun

Kryeparlamenti i Serbisë, Ivica Daçiq.

Ministri i Punëve të Jashtme Ivica Daçiq tha sot se presidenti serb Aleksandar Vuçiq do të marrë një vendim nëse do të marrë pjesë në samitin në Tiranë pas takimit të nesërm me të dërguarin special të BE-së për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, Miroslav Lajçak.

Këtë deklaratë Daçiq e bëri pas një takimi të zhvilluar me Ministrin e Punëve të Jashtme të Iranit.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka bërë të ditur se nuk do të marrë pjesë në samitin mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor që do të mbahet në Tiranë më 6 dhjetor.

Në një adresim, Vuçiq ka thënë se vendimi i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti për emërimin e Nenad Rashiqit, ministër për Kthim dhe Komunitete, nuk mori dënimin e merituar nga BE-ja.

Ai shtoi se nuk janë shkelur vetëm normat e Marrëveshjes së Brukselit, por edhe e drejta ndërkombëtare publike.

/Shqip.com