Lajme

Daçiq: Prishtina vazhdimisht prodhon kriza, vazhdimi i bisedimeve nuk shihet

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, ka theksuar se Prishtina vazhdimisht po prodhon kriza.

“Përmbushja e kushteve tona çoi në heqjen e barrikadave dhe kjo ishte një lehtësim i madh për popullin tonë në veri të Kosovës.Por tensioni ka mbetur, sepse Kurti vazhdimisht e prodhon atë tension”, thotë Daçiq.

Ai ka theksuar se Beogradi ka garanci nga faktorët ndërkombëtarë se Prishtina nuk do të lejojë dhunë në veri, por nga Prishtina nuk ka asnjë garanci se nuk do të tentojnë ta bëjnë këtë.

“Përkundrazi, ne e dimë mirë se gjatë gjithë këtyre viteve provokimet nuk kanë të ndalur, as arrestimet e njerëzve të pafajshëm, as frikësimet me armë”.

Ai thekson se Marrëveshja për Asociacionin e Komunave Serbe është shumë precize, kushdo që ka nevojë e ka pranuar dhe nënshkruar dhe duhet ta zbatojë.

I pyetur se kur pritet të vazhdojë dialogu mes dy palëve, Daçiq është përgjigjur se nuk ka kohë kur mund të zhvillohen raunde të reja bisedimesh, raporton Tanjug.

/Shqip.com