Lajme

Daçiq: Kurti është kërcënimi më i madh për paqen

Kryeparlamentari, Ivica Daçiq.

Ministri i Punëve të Jashtme Ivica Daçiq theksoi sonte se, Albin Kurti, është kërcënimi më i madh për paqen dhe çdo marrëveshje.

Ai ka shtuar se sjellja e përfaqësuesve të bashkësisë ndërkombëtare, e cila ngre çështjen e barrikadave. si çështja kryesore, është cinike.

Më tutje Daçiq ka deklaruar se barrikadat janë lufta politike e serbëve nga Kosova kundër terrorit të Kurtit dhe për respektimin e Marrëveshjes së Brukselit.

“Serbët po reagojnë për mosrespektimin e gjithçkaje që është nënshkruar deri më tani. Është një luftë politike që po e udhëheq populli serb dhe tani keni kërcënime se dikush do t’ia heqë me dhunë”, ka thënë Daçiq.

Institucionet e përkohshme të Prishtinës, Albin Kurti, dhe përmes tij një pjesë e bashkësisë ndërkombëtare, po përpiqen të gjejnë një rrugë të shkurtër për zgjidhjen e problemit të Kosovës, ka shtuar më tutje Daçiq.

/Shqip.com