Sport Shqiptar

Dachon Burke – “MVP” i javës së 17-të

Daxhon Burke

E bëri diferencën në parket dhe u shpërblye.

Danchon Burke është shpallur “MVP” i javës së 17-të në Superligën e Kosovës në basketboll.

Basketbollisti i Prishtinës – ishte më i dalluari në parket në derbin kundër Bashkimit.

Burke zhvilloi një paraqitje fenomenale – duke shënuar 18 pikë, gjashtë kërcime, dy asistime, pesë topa të vjedhur dhe dy bllokada.

Ndeshja përfundoi me rezultat 62-81 në të mirë të bardhëkaltërve.

Për Burke-n kjo ishte hera e parë që e fitoi këtë çmim.

Mund të jetë një imazh i 8 persona, personat duke marrë pjesë në sporte, top dhe ambiente të brendshme
Prishtina-Bashkimi

Paraqitje të mirë pati edhe kolegu i tij, Jetmir Zeqiri. Ai regjistroi 19 pikë dhe shtatë kërcime.

Kurse, te Bashkmi ndeshje të mirë kishte zhvilluar Alban Veseli.

Veterani i basketbollit kosovar – shënoi 19-të pikë, teksa pati dhjetë kërcime.

Por, përkundër kësja fitore – Prishtina nuk po zhvillon kampionat për tu mbajtur mend.

Skuadra nga kryeqyteti gjendet në vendin e katërt – me 26 pikë të grumbulluara. Dy më pak se Trepça që gjendet në vendin e parë

Deri më tani ka arkëtuar nëntë fitore, kurse është mposhtur tetë herë.

Ndërsa, Bashkimi “bie në humnerë”.

“Arpagjikët” kanë më shumë humbje (9), se fitore (8) dhe e zënë pozitën e gjashtë në tabelë. /Shqip.com

Tabela e Superligës