Sport Shqiptar

Dabiqaj komenton për Shqip.com pesë golat e shënuara sot në Kupën e Kosovës

Albert Dabiqaj e ka inspiruar Gjilanin në fitoren ndaj Trepçës ’89 në çerekfinale të Kupës së Kosovës në futboll.

Mesfushori 26-vjeçar ishte enigmë e pazgjidhur për ekipin mitrovicas dukë shënuar pesë herë brenda 90 minutave.

Ai shënoi me këmbën e djathë, të majtën si dhe me kokë.

Gjilani në fund triumfoi 5:1.

Dabiqaj ka folur për Shqip.com pas sensacionit të arritur sot.

“Me të vërtetë është një ndjenjë e veçantë, pasi qe është diçka qe po më ndodh për herë të parë në karrierë. Normalisht që merita është e gjithë bashkëlojtarëve, që më ndihmuan t’i realizoj këto gola”, ka thënë Albert Dabiqaj.

“Jemi ne momentin tonë. Kemi bërë ndeshje të mira dhe kemi arritur rezultatet e kërkuara. Kupa është një tjetër objektiv i yni dhe do te bëjmë të pamundurën për t’i sjel klubit dhe tifozëve një trofe të shumëpritur”, shtoi ai.

“Nuk kemi ndonjë emër të cilin e duam si kundërshtar. Respektojmë secilin ekip sepse të gjithë këtu janë me meritë, ndaj do jetë e vështirë ndaj të gjithë kundërshtarëve”, përfundoi Albert Dabiqaj.

/Shqip.com