Sport Ndërkombëtar

Curry kthehet në parket – Warriors i kthehen fitoreve

Golden State i rikthehet fitoreve

Stephen Curry është rikther në parket, e së bashku me të është rikthyer edhe ndjenja e fitores te “luftëtarët”.

Golden State Warriors kanë triumfuar në udhëtim te Detroit Pistons me rezultat 86-102.

Në këtë takim, mysafirët ishin favoritë në letër dhe kjo u pa edhe në parket.

Më meritori për këtë triumf ishte Klay Thompson, i cili shënoi 21 pikë, asistoi katër herë dhe bëri tri kërcime.

Ndeshje të mirë zhvilloi edhe Curry, i cili ishte autor i 18-të pikëve, tetë asistimeve dhe tri kërcimeve.

How to stream Warriors vs. Pistons - Golden State Of Mind
Momente nga takimi

Në anën tjetër, te Pistons basketbollisti më i dalluar ishte Rodnet McGruder.

30 vjeçari shënoi 19-të pikë, asistoi një herë dhe realizoi pesë kërcime, por as këto shifra nuk mjaftuan për ta shmangur humbjen.

Pas kësaj fitore, Golden State gjendet në vendin e dytë të Konferencës Perëndimore.

32 fitore dhe 12-të humbje janë rezultatet që ka shënuar kjo skuadër deri më tani.

Tabela e Konferencës Perëndimore

Në vendin e parë gjenden Phoenix Suns – me 34 fitore dhe vetëm nëntë humbje.

Në anën tjetër, Detroiti po kalon një sezon katastrofale – në Konferencën Lindore.

Ky ekip gjendet në vendin e 14-të, teksa ka arkëtuar vetëm dhjetë fitore – krahas 33 humbjeve. /Shqip.com

Tabela e Konferencës Lindore