Rozë

Çun Lajçi i reagon Goldit: Zoti nuk do reklamë të rreme

Çun Lajqi dhe Gold Ag

Reperi, Gold Ag vazhdon edhe sot të komentohet në media pasi që një fotografi e tij duke falur namazin në Rrugën e Kombit u bë virale.

Lidhur me këtë, reagimet kanë qenë të shumta në rrjete sociale e një të tillë e bëri edhe aktori Çun Lajçi.

Autori i mirënjohur ka treguar një rast ku i ka kërkuar djalit të tij ta fotografoj pasi sipas tij të gjithë po bëjnë publike çdo gjë.

I njëjti madje i ka hedhur ‘kunja’ drejtpërdrejt artistit të njohur duke shtuar se duhet të luten për shpirtin e tyre, e jo për fotografi.

“Sepse kështu po bajnë do djem t’ri. Po e parkojnë kerrin n’autostradë. Po e shtrojnë sexhadën e po u thonë shokëve: Fotografom kur t’falna, se du me m’pa njerëzia sa besimtar i devotshem jam”, ka shkruar ai.

“Unë shkruej se ma thotë zemra, por edhe ata duhet t’lutën për shpirtin e tyne, por jo për fotografi, se Zoti s’don reklamë t’rreme”, ka përfunduar ai.

Kujtojmë që Goldi njihet si një besimtar i devotshëm pasi që fal të 5 vaktet e namazit dhe është praktikes e fesë islame./SHQIP.com

Postimi i plotë:

Faluni për vete jo për fotografi

Edhe unë i thash djalit; ndalu buzë Rrugës se Kombit, se du me shkru diçka.

Shkruej n’veturë m’tha!

Jo i thash. Du me shkru e ti me m’fotografu. Le ta shohinm njerëzia se sa i ditun jam!

A din pse?

Sepse kështu po bajnë do djem t’ri. Po e parkojnë kerrin n’autostradë. Po e shtrojnë sexhadën e po u thonë shokëve: Fotografom kur t’falna, se du me m’pa njerëzia sa besimtar i devotshem jam!

Unë shkruej se ma thotë zemra, por edhe ata duhet t’lutën për shpirtin e tyne, por jo për fotografi, se Zoti s’don reklamë t’rreme!