Lajme

Çudia e Kodit Penal: Burg nëse organizoni udhëtime jashtë vendit për të kryer marrëdhënie intime

Kodi i ri Penal dhe një mori me ndryshimesh që priten të miratohen ka qarkulluar prej verës 2025 dhe tashmë priten miratimet në Parlament. Një nga shtyllat kryesore të ndryshimeve lidhet me ashpërsimin e dënimeve për krimet seksuale.

Për herë të parë kriminalizohet edhe përfshirja e fëmijëve si dëshmitarë të abuzimit seksual, shfrytëzimi i prostitucionit me të mitur në forma të zgjeruara dhe organizimi i udhëtimeve për qëllime seksuale.

Konkretisht në draft nënvizohet se dënimi nuk vlen vetëm për ata që e kanë organizuar takimin mes dy personave apo udhëtimin, ku është kryer marrëdhënie intime përkundrejt një shpërblimi apo pagese, por edhe për ata që nuk kanë marrë diçka në këmbim.

“Neni 108/b-Organizimi i udhëtimeve për qëllime seksuale: Organizimi i udhëtimeve për të tjerë, përkundrejt shpërblimit apo jo, me qëllim kryerjen e ndonjë prej veprave penale të parashikuara në këtë seksion ose në nenet 114, 114/a/1 dhe 117, pavarësisht parashikimeve ligjore përkatëse në vendin për ku organizohet udhëtimi, dënohet me burgim nga dy deri në gjashtë vjet.”

Me një shembull konkret, nëse organizon një udhëtim dhe fton dikë tjetër dhe ndodh që i ftuari të kryejë marrëdhënie intime me dikë në vendin që keni udhëtuar, dënohesh me burg.

Më tej në draft thuhet se nëse ky organizim kryhet nga një person juridik, pra nëse është një shtetas i cili, ka një biznes, një firmë, një kompani etj, krahas 2-6 viteve burg vendos mbarimin e presonit juridik, mbylljen e biznesit.

“Nëse kjo veprimtari kryhet nga personi juridik, gjykata, krahas dënimeve të tjera për të, vendos edhe mbarimin e personit juridik.”

Në draft nuk përcaktohet se si do të vërtetohet marrëdhënia seksuale e kryer jashtë vendit dhe mbetet për t’u parë se si do të procedohet.

Shënim: Pas verifikimit të Faktoje titulli dhe përmbajtja e lajmit ka ndryshuar.

/Shqip.com