Lajme

Çuçi: PS i ka votat solide në Parlament, amnistia penale u tërhoq në respekt të traditës së konsensusit

Mazhoranca tërhoqi nga rendi i ditës i punimeve të Kuvendit projektligjin për amnistinë penale.

Mungesa e votave të nevojshme për miratimin e një ligji i cili kërkon 3/5 e Kuvendit (84 vota) bëri që shumica parlamentare të mos e hidhte atë në votim.

Por kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Bledi Çuçi tha se PS i ka solide votat e saj në Parlament.

Sipas tij, projektligji për amnistinë u tërhoq në respekt të një tradite parlamentare të votimit të amnistive.

Ne i kemi votat solide. Ka edhe të tjerë brenda parlamentit që e votojnë amnistinë. Do shohim çdo ndodhë në ditët në vijim. Sot e tërhoqëm në respekt të traditës për ta votuar me konsensus të plotë”, deklaroi Çuçi në një komunikim me mediat jashtë Parlamentit.

/Shqip.com